U largua nga Interi pas 12 vitesh, Handanoviç pranë rikthimit tek zikaltërit
Samir Handanovic është gati të varë dorezat në gozhdë. Portieri slloven, i cili mbylli bashkëpunimin me Interin në verë, nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete apo serioze për të vijuar karrierën dhe kjo ka bërë që ai të mendojë largimin nga futbolli i luajtur.
39-vjeçari e nisi karrierën te Domzale në vitin 2003, ndërsa hapin e madh të karrierës e bëri pas një viti me transferimin te Udinese, ndërkohë që luajti në formë huazimi edhe te Treviso, Lazio dhe Rimini, ndërsa u bashkua me “zikaltërit” në verën e vitit 2012.
Tani, pas 380 ndeshjeve me Interin dhe pas 566 prezencave në total në Serie A, Handanovic është gati të nisë pjesën e dytë të karrierës së tij, që mund të jetë përsëri te inter, por tani me një tjetër post.
Sipas medieve italiane, në fakt Handanovic mund të bashkohet me trajnerin Inzaghi dhe të punojë me stafin e italianët si trajner i portierëve.
Nga Italia raportohet se kjo ofertë i është propozuar portierit gjatë verës, pikërisht kur u njoftua mbyllja e bashkëpunimit mes palëve, por tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.