Fitore zemre për Dinamon, Kukësi thyhet nga Prodani në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Dinamo City i falet mbrojtësit Prodani për të siguruar fitoren e parë të sezonit ndaj Kukësit. Blutë triumfojnë 2-1 në kohën shtesë pasi 25-vjeçari shënoi një gol shumë të rëndësishëm në minutën e 11 shtesë pas një ndeshjeje shumë të luftuar.

Zhgënjim për ekipin verilindor që nuk arrin sërish të gjejë fitoren edhe pse barazoi në pjesën e dytë pas golit të parë të ndeshjes të shënuar po nga Prodani. Dështon Stavri Nica në debutim dhe Kukësi mbetet në vendin e fundit të klasifikimit me tre humbje në po kaq ndeshje, ndërsa Di Biagio shijon fitoren e parë shqiptare në Superligë.

 

Ndeshja;

Goli i parë u siglua në minutën e 52 nga Prodani që përfitoi nga paqartësia në mbrojtje e kuksianëve, por Salami kapi në befasi skuadrën e italianit Di Biagio 15 minuta nga fundi duke e ndalur topin në rrjetë. Shokues për Dinamon ky gol pasi rrezikoi të pësonte edhe të dytin në dy raste të tjera por Kukësi nuk arriti të pëfitonte. Në sekondat e fundit, Indrit Prodani shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit për suksesin e parë sezonal të Dinamo City.

Goli 1

Goli 2