Koncensionet në shëndetësi, gazetari: U abuzua aq shumë sa dhe lindjet natyrale në maternitet u përfshinë si pagesa për sterilizimin
Duke iu referuar hetimeve të koncesionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë gazetari Julian Hoxha u shpreh i bindur se SPAK-u përdoret dhe keqpërdoret nga kryeministri Edi Rama.
Në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora News”, Shabani deklaroi se e shikon me skepticizëm veprimtarinë e kësaj prokurorie.
“Veprimtaria e SPAK-ut për mua është në shërbim të kryeministrit Rama. Është ky i fundit që e përdor sa herë i duhet apo i prishin imazhin e tij publik.
E them këtë sepse SPAK duhej ta kishte nisur më herët hetimin jo vetëm për sterilizimin, por edhe me incineratorët me ideatorët e tyre.
Promotori i PPP-ve ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që me ardhjen e tij në pushtet. Por historia nuk ka qenë kështu, sepse pasi u bënë kontratat, Buxheti i Shtetit ka nisur menjëherë nga pagesat p[a pritur shërbimet. Dhe këtu është abuzuar me shifrat dhe statistikat zyrtare.
Siç ndodhi me deklarimin e 50 mijë operacioneve, por më pas rezultoi se mbi 60 mijë dhe këto ishin kosta e shtuar për buxhetin e shtetit, dhe këtu nuk po flasim më pas se u futëm edhe lindjet në maternitet si pagesa për sterilizimin”, theksoi gazetari Julian Hoxha.


