"Etna - Magjia e një vullkani" Gazetarja Beti Njuma ngjitet në këmbë në malin e zjarrtë

Gjiganti Etna u zgjua përsëri. Vullkani me i madh aktiv i Evropës që ndodhet në Siçili, pas disa muajsh qetësie mesnatën e 13 gushtit turfulloi me tere madhështinë e vet duke dhuruar pamjet spektakolare të llavës që ngrihej 300-400 m lart. Hiri vullkanik dhe materialet piroklastike zbriten gjer poshtë në qytet duke çuar në mbylljen e përkohshme të aeroportit të Katanias, teksa banorët përballeshin me pasojat katastrofike te ndotjes.

Por sot jemi në një dite te bukur fund gushti. Erna është miqësore dhe koha e përkryer për te ngjitur malin e zi qe ndryshon vazhdimisht forme dhe lartësi e tani është rreth 3350 metra. Pjesa me e madhe e turisteve zgjedhin te ngjiten 500 metra me teleferik nga zona Jugore aty ku ndodhet hoteli Rifugio Sapienza ne lartësinë 2000 metra.

Të tjerët ecin ne këmbë ose zgjedhin guidën me autobus, biçikleta sportive apo motorë për te shijuar panoramën spektakolare. Poshtë detin i Katanias, lart dëborën dhe llavën ngrire nga mali i ciklopit Polifem.

Mbi 2500 metra peizazhi është marsian me gropa krateresh qe pasi shpërthejnë nuk aktivizohen më, ku nuk rritet bimësi, gjithçka është shkrumbuar nga lumi i llavës qe derdhet ne Parkun e Etnes, shpallur nga UNESKO ne 21 qershor 2013 trashëgimi botërore e njerëzimit.

Gjatë shekujve, ka pasur hipoteza te shumta për prejardhjen e emrit Etna. Qe nga origjina e lashtë greke deri te ajo arabe. Legjendat flasim për malin e vullkanit) malin e lartë te Siçilisë") ose malin e zjarrit").  Sipas një varianti tjetër, emri Mongibello rrjedh nga Mulciber një nga epitetet me të cilin latinet quajtën perëndinë Vulcan, qe shërbente për të qetësuar forcën shkatërruese të Etna-s.

Një studim i fundit ka përshkruar fytyrën e re të Etnës, malit në zhvillim dhe transformim të vazhdueshëm plot gropa krateresh. Vullkanet aktivë si Etna, ndryshojnë ndjeshëm e me frekuencë të madhe sipërfaqen e tyre ne zonat e ekspozuara ndaj rrjedhave të llavës qe modifikon morfologjinë dhe lartësinë e majave.

Mendohet se Aktiviteti i Etna filloi 500 mije vjet më parë por ai i vitit 1669 njihet si shpërthimi më katastrofik qe zbriti deri ne qytet, shkatërroi një pjese te Catanias dhe ndryshoi vijën bregdetare. Aktiviteti me jetëgjatë zgjati 10 vjet nga l 1614 fino al 1624. Por Mjafton te kujtojmë se vetëm gjate shekullit te kaluar ka pasur mbi 30 shpërthime te fuqishme, te cilat kane krijuar pamje spektakolare si ky tunel.

I gjithë parku i Etnës shtrihet ne një sipërfaqe prej 59 mije hektarësh. Ku kontrasti është i dukshëm, një bashkëjetese.   

Dëshira për te shkuar sa me lart, është e madhe po guidat alpinistike te autorizuara janë rigoroze ne respektimin e rregullave. Ngjitemi deri aty ku është e mundur dhe ku nuk vihet ne rrezik jeta për shkak te aktivitetit vullkanik dhe kratereve qe nuk dihet se kur dhe ku do te aktivizohen.