25-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, homazhe në nderim të tij tek "Varrezat e Dëshmorëve", i pranishëm edhe Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 10:25
Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë organizon një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, Tribunit të Demokracisë.
Në këtë ceremoni marrin pjesë familjarët e Azem Hajdarit, miq e të afërm, mes tyre edhe Sali Berisha.
Homazhet mbahen pranë Varrezave të Dëshmorëve, për t’u zhvendosur më pas tek Memoriali i Azem Hajdarit.