Flasin ministrat e rinj/ Manastirliu: Kalimi te Arsimi, sfida e radhës. Mazniku: Më lini të kaloj. Mete: Do flasim!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 15:20
Kuvendi miratoi këtë të hënë ndryshimet në kabinetin qeveritar, por si e pritën këtë vendim të kryeministrit Edi Rama.
Ogerta Manastirliu e cila ndërroi zyrën e Ministrisë së Shëndetësisë me atë të Arsimit, e cilësoi si sfidën e radhës për të.
Pak minuta para se të votohej Ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku kishte vetëm një kërkesë për gazetarët në oborrin e Kuvendit: “Më lini të kaloj”.
Ndërsa i pavotuari në krye të financave shqiptare, Ervin Mete theksoi se do ketë raste të tjera për të folur për këtë çështje.


