Berisha uron kuqezinjtë: Super fitore!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare të futbollit për fitoren në ndeshjen e sotshme ndaj Polonisë.

Mesazhi:

Super fitore! Shqipëri-Poloni me rezultatin 2:0. Kuqezinjt në krye të grupit!

Kuqezinjt tanë arritën sonte në Tiranë një super fitore plotësisht të merituar.

Ata ngadhnjyen me një lojë fantastike ndaj polakëve, një prej ekipeve më të mira të Europës. Urimet më të përzemërta ekipit Kuq e Zi, kapitenit të skuadrës, Berat Xhimshiti, trajnierit Sylvinho dhe golshënuesëve, Jasir Asani dhe Mirlind Daku, që me super golat e tyre realizuan këtë super fitore!

Urime të veçanta shkojnë për fansat Kuq e Zi, që me zemrat e tyre sollën nga të katër anët e trevave shqiptare fitoren në Air Albania!