Rama dhe Balla: Solidaritet për përmbytjet në Greqi
Kryeministri Edi Rama reagoi sot për përmbytjet që kanë prekur disa rajone të Greqisë.
“Përmbytjet e mëdha dhe shkatërruese në disa rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Lutemi për jetët e humbura, familjet e tyre dhe shprehim solidaritetin tonë me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, në numrin e aktivizuar të telefonit , i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë”, thekson Rama.
Gjithashtu, shton kreu i Qeverisë, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës përmes numrit të emergjencës 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën: [email protected].
Më herët edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla shpërndau të njëjtin mesazh në rrjetet sociale.


