Shaqiri sulmohet në Zvicër por sulmuesi reagon menjëherë

E përditshmja më e madhe e Zvicrës, “blich.ch” kritikon ashpër Xherdan Shaqirin për sjelljen e tij në Prishtinë por sulmuesi replikon me një përgjigje të shpejtë duke mbyllur çdo debat. Pasi vendosi dorën në zemër gjatë himnit të vendit pritës dhe zhvilloi një ndeshje jo të mirë, gazeta në fjalë shkruan:

“Para ndeshjes Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanellën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon. Nuk e pamë asnjëherë në fushën e lojës. Ishte një ndeshje e rëndësishme, sidomos për të dhe nuk mund të kishte sfidë më emocionale. Luajti kundër Kosovës vendit të tij dhe të prindërve të tij. Vetëm një goditje në portë dhe një lojë shumë e zbehtë”.

Reagimi i Shaqirit ishte i menjëhershëm:

“Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën”.