UEFA merr vendimin, Shqipëri-Poloni nis me 1 minutë heshtje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2023, 15:12

Ndeshja e orës 20:45 në “Arenën Kombëtare” mes Shqipërisë dhe Polonisë do të nisë me 1 minutë heshtje. UEFA ka bërë me dije se të gjithë ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të nderojnë viktimat dhe do të solidarizohen me Marokun pas tërmetit të frikshëm që goditi qytetin e Marakeshit.
Komunikata e UEFA-s:
“Mendimet e futbollit evropian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”.
Deri tani janë regjistruar rreth 2 mijë viktima nga tërmeti i shkallës 7.2 Rihter në Marok.
