Boks, Hysa i pamposhtur edhe në Gjermani

Nelson Hysa i pamposhtur në ringun profesionist pasi ruan sërish rekordin pçersonal me 11 ndeshje pa asnjë humbje. Në Leverkusen të Gjermanisë ai mposhti rivalin argjentinas, Maximiliano Alejandro Sosa, në duelin për titullin botëror të versionit WBC për vendet sllavo-balltike.

I mjaftuan më pak se 2 minuta boksierit shkodran për të rrëzuar në ring rivalin me disa goditje fatale që e shtrinë atë.

Sosa, teksa u përpoq të ngrihej, tregoi se e kishte të pamundur të merrte veten nga goditjet e shqiptarit dhe arbitri i dha fund ndeshjes, me Nelson Hysën që fitoi takimin e tij të 11 në po kaq ndeshje me “knock out” teknik për të rrëmbyer brezin e kampionit të botës, duke ndezur festën në “Osterman Arena” të Leverkusenit, ku dueli i shkodranit ishte eventi kryesor i mbrëmjes.