Barazimi i artë, Kurti krenar për Kosovën: Ndërmjet Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit, dhe Kosovës së Dardanëve, s’mund të ketë humbës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përshëndetur në rrjetet sociale barazimin e arritur nga kombëtarja e futbollit të Kosovës në përballjen e vështirë ndaj Zvicrës.

“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës, sepse ka festë, ka krenari.

Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, shprehet kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti.