Stuhia "Daniel" në Greqi, Forcat e Armatosura shpëtojnë mbi 1600 persona të bllokuar nga përmbytjet
Rreth 1600 perona janë shpëtuar nga personeli i Forcave të Armatosura nga stuhia “Daniel” në Greqi. Si pasojë e fenomenit ‘Daniel’ kanë humbur jetën 11 persona.
Mediat greke shkruajnë se Forcat e Armatosura po asistojnë me 448 persona duke përfshirë:
– 2 Kompani të MAK-së së 7-të me pajisje të përshtatshme shpëtimi dhe materiale ngjitjeje, dylbi nate, dron, materiale të plota C2, me mundësi operacioni ditën dhe natën. 42 persona të Brigadës 32 të Këmbësorisë.
1 Kompani Emergjente e planit “Xenokratis” me 71 persona. 36 persona përveç atyre të parashikuar në planin “Xenokratis” në gatishmëri të menjëhershme për ndërhyrje aty ku kërkohet.
68 persona të Brigadës 34 të Motorizuar në Agia Triada Karditsa dhe Agia Kyriaki Trikala dhe 19 persona të Brigadës XXIV të Blinduara në Palamas Kardita. 16 persona nga Departamenti i Posaçëm për Reagim ndaj Fatkeqësive (SDR).
