"Nuk ka njeri që të ndihmojë në nxjerrjen e të vdekurve nga shkatërrimi", dëshmitarët okularë përshkruajnë tmerrin e tërmetit në Marok

Më shumë se 800 njerëz janë vrarë pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi Marokun të premten mbrëma, sipas televizionit shtetëror. Shifra e bën atë tërmetin më vdekjeprurës që ka goditur Marokun në dekada.

Tërmeti i së premtes mbrëma, epiqendra e të cilit ishte në malet e Atlasit të Lartë të Marokut, ishte më i forti që goditi zonën në më shumë se 120 vjet, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Me një magnitudë 6.8, ai kategorizohet si “i fortë” në shkallën e magnitudës.

Fatima, 50 vjeç, tha për CNN se shtëpia e saj në qytetin Asni në ultësirën e maleve të Atlasit të Lartë u shkatërrua nga tërmeti.

"Nuk ka njeri që të ndihmojë në nxjerrjen e të

Ajo shtoi se ndihma nuk ka arritur ende në qytetin e largët. “Nuk ka njeri këtu që të ndihmojë në nxjerrjen e të vdekurve nga shkatërrimi…fshati është në gjendje shumë të keqe. Ka shkatërrim kudo.”

Mohammed, 50 vjeç, nga qyteti i afërt Ouirgane, humbi katër anëtarë të familjes në tërmet. “Unë arrita të dal i sigurt me dy fëmijët e mi, por humba pjesën tjetër. Shtëpia ime është zhdukur.” tha ai.

Mustapha Louaanabi, i cili gjithashtu jeton në rrëzë të maleve të Atlasit, përshkroi momentin kur goditi tërmeti duke thënë se kishte “zhurma të forta, shurdhuese” dhe dukej sikur “një tren po kalonte pikërisht në mes të dhomës së ndenjes”.

Familja e tij u largua jashtë, ku qëndruan për pjesën tjetër të natës, ndërsa pasgoditjet vazhduan deri në orën 8 të mëngjesit. “Askush nuk ka fjetur gjithë natën për shkak të pasgoditjeve dhe zhurma e këtyre goditjeve ka krijuar panik,” tha ai.

Shtëpia e Louaanabi i mbijetoi tërmetit, por një qytet aty pranë është rrafshuar me tokë dhe vendasit nuk janë në gjendje të nxjerrin trupat nga nën rrënojat, tha ai. Shumë prej fshatrave në rrëzë të maleve të Atlasit pranë epiqendrës së tërmetit janë të izoluar dhe të vështirë për t’u aksesuar.