Deputetja e Vetëvendosjes: Peticioni kundër 4 kryetarëve, e vetmja zgjidhje për çuarjen e komunave në zgjedhje
Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Arbëresha Kryeziu, në një intervistë me skype dhënë për televizionin “Ora News”, sqaroi se nuk është e mundur që të shkarkohen 4 kryetarët e komunave në veri të Kosovës.
Dhe për këtë “zgjidhja” është gjendur përmes një peticioni të vetë qytetarëve të këtyre komunave për dorëheqjen e tyre dhe
“Për të marrë pjesë qytetarët në kjëtë peticion duhet të ketë vullnet të lirë dhe të mos shantazhohen nga Beogradi siç ka ndodhur më herët. Procesi do të zgjasi derisa peticioni të dorëzohet në KQZ”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësja kosovare, Arbëresha Kryeziu.
Po ashtu, lidhur me procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, Kryeziu u shpreh se Brukseli zyrtar duhet të ndërmarrë masa ndaj beogradit zyrtar për mënyrën se si ai po e refuzon këtë dialog dhe po sillet ndaj Prishtinës.

