Shtyhet sërish afati për lirimin e objektit komunal në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, ka shtyrë me 15 ditë afatin për lirimin e objektit komunal, që shfrytëzohet nga strukturat ilegale serbe, deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal.

40 punonjësit e strukturave paralele në veri të Mitrovicës kanë kaluar natën në objektin në të cilin kanë kryer shërbimet deri më tani.

Kujtojmë se Komuna e Mitrovicës fillimisht u kishte dhënë afat 3 ditë për të liruar këtë objekt, por pas ndërhyrjes së Bashkimit Evropian e kishte shtyrë afatin edhe për dy javë të tjera.

Janë katër dikastere që funksionojnë paralelisht në këtë objekt ndër to edhe një degë e  zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si dhe Fondi Pensional Serb.

Lidhur me situatën në Mitrovicë reagoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh se as që nuk  mund të diskutohet që serbët e Kosovës të dorëzojnë ndërtesat dhe pronat e tyre.