E rëndë në Greqi, shqiptarja goditet disa herë me thikë nga partneri i saj rumun

Një 44-vjeçare shqiptare është plagosur me thikë nga partneri i saj në Patisia, Greqi. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të mërkurës, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Burri me origjinë rumune e ka goditur disa herë shqiptaren, duke i shkaktuar plagë në shpinë, krah dhe këmbë.