Greqia në pushtetin e ujit, Guri: Situata katastrofike, dëmi nga përmbytjet përllogaritet në 15 mld euro, në zonë jetojnë mijëra shqiptarë

Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën 10 personave deri më tani. Katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë të pandërprera në pjesë të ndryshme të zonave të prekura.

Kreu i Shoqatës së Shqiptarëve në Greqi, Etmond Guri në një intervistë me skype dhënë për “Ora News” solli të rejat më të fundit të situatës së krijuar në vendin fqinj.

Guri tha se ka persona të zhdukur, dhe shumë shtëpi janë shkatërruar.

“Situata ështëe rënduar, niveli i ujit është rritur ndjeshëm. Shtëpi të shumta të përmbytura e të shkatërruara. Ka persona të zhdukur dhe shtëpi e makina nën ujë. Qeveria është në gatishmëri. Në zonë jetojnë afërsisht 15 mijë shtetas shqiptarë, dhe dëmi i shkaktuar është rreth 5 miliardë euro”, u shpreh Guri.

Ndërsa lidhur me viktimat e mundshme të komunitetit shqiptar, Etmond Guri theksoi se institucionet greke flasin për moshat e viktimave dhe jo për prejardhjen e tyre/

“Gjithsesi le të shpresojmë që të mos ketë shqiptarë mes viktimave, por sicc e thashë në zonë jeton një komunitet i madh shqiptarësh”, u shpreh kreu i Shoqatës së Shqiptarëve në Greqi, Etmond Guri.

Situata

Gjendja në Greqi vijon të mbetet e vështirë dhe shumë zona janë ende nën pushtetin e ujit.

Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj.