Kërcënimi ndaj Sveçlës dhe Kurtit, Haxhixhemajli: “Severna Brigada”, vegël e Beogradit për destabilizimin e veriut
Kërcënimet e organizatës terroriste “Severna Brigada”, që janë bërë karshi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla po konsiderohen se janë bërë më qëllim të nxitjes së tensioneve në veri.
Arta Haxhixhemajli, eksperte sigurie dhe Hulumtuese e lartë në institutin Octopus në Kosovës në një intervistë për “Ora News” u shpreh se këto kërcënime kanë vetëm një qëllim: destabilimi dhe përshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës.
“Vlen të theksohet se këto kërcënime vijnë në kuadër të takimit të radhës mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës për procesin e dialogut. Qëllimi i kësaj organizate të shpallur si terroriste nga shteti i Kosovës gjithmonë destabilizimi dhe nxitja e tensioneve në veri.
Organizata terroriste ‘Severna Brigada’ është si një lloj instrumenti i Beogradit për të arritur qëllimet e veta, duke shkaktuar tensione, siç e thashë dhe më lart”, u shpreh ekspertja e sigurisë, Arta Haxhixhemajli.

