Digjet për të disatën herë pika e grumbullimit të plehrave në Vlorë, Berisha publikon VIDEON: Turizmi i plehut!

Pika e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakë të mëdha.

Një ngjarje kjo e përsëritur disa herë, teksa tymi helmues që shkakton zjarri masiv përhapet në ajër duke shkaktuar dëme në shëndetin e banorëve të zonës.

Tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve, po ashtu dhe punonjës së bashkisë se Vlorës me mjete tip fadromë ndodhen në teren për izolimin e vatrës se zjarrit për te mos u përhapur.

Ndërkaq lidhur me zjarrin në fjalë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili sjell dhe pamjet nga situata në terren. "Djegësi i Edi Ramës në Vlorë. Turizmi i plehut!", shprehet ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se jo më shume se një muaj kjo zonë e mbetjeve urbane u përfshi nga një zjarr i cili zgjati më shumë se 10 ditë duke krijuar jo pak probleme për banorët por dhe për pushuesit në Vlorë.