"Gërdeci" jo me gjykim të shkurtuar, GJKKO pranon kërkesën e Mediut, procesi do të vijojë me procedurë të zakonshme

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar lidhur me çështjen Gërdeci. 

Mësohet se procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kërkoi në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit.

Mes tyre, zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët, e po ashtu personat ndaj të cilëve ka përfunduar hetimi.

Sipas avokatëve, ka dyshime se shpërthmi nuk ishte aksident dhe dikush ka ndezur një zjarr të qëllimshëm brenda depos së demontimit të armëve.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.