Mediu me gjykim të zakonshëm, avokati i familjarëve: Duhet të zbërthehet roli kyç i ish-ministrit në Gërdec!

Pas vendimit të GJKKO-së, e cila vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediut për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, foli edhe  avokati i familjarëve të viktimave të ‘Gërdecit’.

Para gazetarëve Dorian Matlija, tha se ishin dakord me vendimin e GJKKO-së, ndërsa shtoi se duhet të zbërthehet roli kyç i ish-ministrit Mediu.

Matlija: Nuk më takon të jap koment për këtë gjë, por e drejta ligjore përdoret për çdo instrument. Të gjithë personat e akuzuar kanë qenë jo të fajshëm. Por duhet të zbërthehet roli kyç i ish-ministrit. Ne jemi dakord me një gjykim të zakonshëm për ish-ministrin. Të tjera detaje nuk dimë se është sekret hetimor.