“Gërdeci” kthehet nga e para, çështja e shpërthimit të gërdecit do të shqyrtohet në themel

Në mbrojtje të tij, ish ministri I mbrojtjes Fatmir Mediu ka thërritur më shumë se 90 persona, duke bërë që çështja të mos mbyllet në gjykim të shkurtuar

Për të argumentuar demontimin e armëve dhe pafajësinë në eksplozion GJKKO i është paraqitur lista me dëshmitarë ku niveli më i lartë do të jetë Gordon England ish zëvendëssekretari amerikan i mbrojtjes së SHBA.

Në renditje janë dhe tre ish ministra të mbrojtjes, ai gjerman, i Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të ndajnë eksperienca të tjera

Për mbikëqyrjen e bërë dhe bisedime të zhvilluara në GJKKO është kërkuar të paraqitën 4 gjeneralë, dy të NATOs dhe dy Amerikën.

Nga kompania nënkontraktore do të jenë 6 persona. Një ndër aludimet e avokatëve të mediut është shpërthimi i qëllimshëm dhe jo aksidental.

Për këtë do të kërkohet të japin dëshminë 6 ekspertë piroteknik të angazhuar në atë kohë nga ambasada e SHBA.

Pamjet e televizioneve dy ditë para shpërthimit ku persona paralajmërojnë një ngjarje kërkohet të merren si provë.

Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit nga shpërthimi por dhe të gjithë të akuzuarit apo të dënuarit e proceseve të shkuara.

Ish ministra si Aldo Bumçi dhe vetë Fatmir Mediu, Mimi Kodheli, Pandeli Majko e Petro koçi dhe një listë e gjatë me emra të përfshirë në këtë dosje kërkohet të ri dëshmojnë.

Me këto dëshmi emrat që kërkohet të flasin para togave të zeza shkon në qindra, por dhe avokati i familjes Durda dhe familjarëve të viktimave të gërdecit e shikon si sinjal të mirë që i shërben të vërtetës

Megjithatë ai ka rezerva sa i përket analizës mbi shpërthimin.

Edhe avokati i Mediut nuk ka shqetësim për afatin e gjyqit.

Ish kreu i SHISH Bahri Shaqiri ftohet po ashtu në dëshmi si dhe dokumentet që kanë grumbulluar në atë kohë.

Megjithatë do të jetë gjykata që do të vendos kë dëshmitar do të thërras, ndërsa prokuroria ka gati dosjen voluminoze.