Mjekësia ende pa faturë, llogaritjen do ta bëjë Universiteti, studentët do paguajnë pedagogët

Fatura e  vjetore e studentëve të mjekësisë do të dalë vetëm pas mbledhjes në total të shpenzimeve që do të përpjestohen me 400 fituesit. Në kosto do të përfshihen pagat e pedagogëve, laboratorët por dhe ndërtimi apo rikonstruksioni i godinave sipas parashikimeve vjetore

400 maturantët që fituan degën e mjekësisë së përgjithshme do të duhet të presin dhe disa ditë për të vendosur nëse do të firmosin kontratën e punësimit të detyrueshëm në vend për 5 vitë. Qeveria ka mitaruar procedurat për llogaritjen e faturës që do të paguajnë ata të rinj që pas përfundimit të studimeve do të duan të vendosin vetë nëse duan të largohen apo të qëndrojnë në shqipëri.

Sipas procedurës do të jetë vetë universisteti që do të përllogarisë koston, kjo përmes shpenzimeve që parashikohen për çdo vit akadamik. Së pari 75 deri në 80 për qind të detyrimit  do ta zënë pagat dhe siguracionet për pedagogët dhe stafin mbështetës. Në këtë mënyrë shuma e llogaritur për ta do të përpjestohet me numrin e studentëve, çka do të prodhojë edhe shumën që do të kalojë në kontratën e propozuar. Këtu do të shtohet dhe pagesa për sigurimin e jetës së mjekëve të ardhshëm por edhe shpenzimet për bursat.

Pagesat që universiteti do të duhet të paguajë për krijimin e kushteve, përfshirë ngrohjenm laburatorët, uji  I pijshëm energji, kancelari. Do të zënë 10 deri në 15 për qind të faturës

Një tjetër zë është dhe ndërtimi I godinave apo dhe rikonstruksioni I tyre sipas parashikimeve vjetore. Edhe ky zë përbën jo më shumë se 20 për qind të totalit

Vetëm pas përcaktimit të shpenzimeve për çdo zë dhe përpjestimit me numrin 400 që janë studentët e ardhshëm, do të dalë edhe fatura. Por kontrata do të jetë në dorën e atyre që do të ulen në auditor për herë të parë. nëse nuk e nënshkruajn, pas përfundimit të shkollës do të punësohen për 5 vite ku do ti përcaktojë ministria e shëndetësisë.

Në këtë afat përfshihet edhe 3 vjeçari ose edhe më shumë I specializimit brenda apo jashtë vendit.