Digjen mbi 5 ha kullota në fshatin Radat të Dropull, zjarrfikësit në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 15:05
Mbi 5 ha kullota janë përfshirë nga zjarri në fshatin Radat në Dropull.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sipas shefit të zjarrfikësve të Dropullit, Alqi Kosta zjarri është larg zonës së banuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të pafavorshme si pasoje e terrenit të pjerrët ku instrumentet e mekanizuara vështirë se kryejnë funksionin në terren të thepisur.
Zjarret kanë prekur qytete të ndryshme të vendit, ku rasti më i fundit ishte mbrëmjen e djeshme në pyllin e Sodës në Vlorë.