Zgjedhjet në Kukës, PS dhe "BF" çojnë emrat në KQZ, PD e Bashës ende pa propozim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2023, 16:04
Koalicioni "Bashkë Fitojmë" dhe Partia Socialiste i kanë dërguar emrat në KQZ për kandidat në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Për koalicionin "Bashkë Fitojmë" do kandidojë Emri Vata i cili u zgjodh përmes procesit të primareve. "BF" ka dërguar në kzaz emrin e Vatës.
Nga ana tjetër për Partinë Socialiste do kandidojë Albert Halilaj. PS ka dërguar përmes aplikacionit online kërkesën për kandidatin Albert Halilajn. Partia Demokratike e Bashës ende nuk ka paraqitur në KQZ një emër kandidati për bashkinë e Kukësit.
