Vasili: Logoja e PD-së e marrë peng nga Rama, kryeministri prodhon vetëm hajdutë për SPAK
Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se Logoja e PD-së është marrë peng nga Edi Rama.
Ai tha se në rastin e Kukësit bëhet fjalë për një bashkëpunim dhe një aleancë politike që ka të bëjë me përballjen e regjimit
Vasili: Logoja e PD-së është marrë peng nga Edi Rama, por kjo nuk përbën probleme për të konkurruar në një bashki pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën. Vota e qytetarëve kishte shkuar në drejtimin e gabuar dhe ishin zgjedhur njerëzit e duhur dhe ky është një moment për ta rregulluar. Pengmarrjat e mëdha të Ramës nuk janë lajm tashmë.
Këtu bëhet fjalë për një bashkëpunim dhe një aleancë politike që ka të bëjë me përballjen e regjimit dhe për të shpëtuar demokracinë, pasi vota shitet dhe blihet. Kemi një regjim ku nuk numërohet dot hajdutët që shkojnë përditë para drejtësisë. Ky është suksesi i Edi Ramës, prodhon hajdutë dhe mban me punë SPAK-un.
