KQZ regjistron koalicionin "Bashkë Fitojmë" për zgjedhjet e Kukësit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të n jë mbledhjeje ditën e sotme ka regjistruar koalicionin Bashkë Fitojmë mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Kukësit.

Celibashi ka njoftuar se regjistrimi i koalicionit do të bëhet bashkë me Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokristiane.

Sakaq, kandidati i koalicionit do të jetë Emri Vata, i dal nga procesi i primareve të mbajtur nga Rithemelimi në Kukës disa ditë më parë.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.

Kujtojmë se në 27 gusht janë mbajtur “Primaret” për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit nga radhët e grupit të “Rithemelimit” në PD.

Këto zgjedhje që do të mbahen në 24 shtator, vijnë pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjicit.

Gara brenda demokratëve është zhvilluar mes kandidatëve Ardian Elezi, Emri Vata, Gezim Shehu dhe Ylber Zeneli.

Fituesi i zgjedhjeve për primaret mbajtur nga ‘Rithemelimi’ është shpallur Emri Vata me 271 vota.

Numri i votuesve pjesëmarrës është 860. Në primaret e vitit 2022 numri i pjesëmarrësve ishte rreth 940 votues.