Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, mjetet përfundojnë në kanal, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në rrugën Kardhiq – Sarandë, pranë Shijanit mëngjesin e sotëm. Në vendngjarje janë ambulanca dhe Policia. 

2 automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal pranë njëra tjetrës, duke lënë 1 të plagosur, i cili po transportohet drejt spitalit në Sarandë. Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit.

Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, mjetet përfundojnë
Foto nga vendi i ngjarjes