Rruga e mundimshme drejt dijes, banorët e fshatit Mbyet në Fier kërkojnë transport për fëmijët

Problemi i transportit për nxënësit e fshatit Mbyet në Fier është një sfidë e rëndësishme që duhet adresuar për të siguruar që fëmijët të kenë mundësi të arsimohen pa pengesa të panevojshme. Banorët atje kanë protestuar duke kërkuar zgjidhjen e menjëhreshme të situatës.

Mungesa e një mjeti transporti të dedikuar për femijët dhe amortizimi i rrugës ka mbledhur në një protestë banorët e e fshatit Mbytet në Fier.

Përgjatë 15 viteve të fundit, fëmijët e këtij fshati janë të detyruar të bëjnë një udhëtim të vështirë me kilometra nëpër rrugët rurale për të arritur në shkollat 9-vjeçare "Liri Gero" dhe "Jani Bakalli" në qytetin e Fierit.

Për banorët atje kjo situatë është shqetësuese dhe e rrezikshme.ndërsa për prindërit e moshuar, udhëtimi për të shoqëruar të vegjlit në shkollë çdo ditë është bërë një sfidë e vështirë.

"Problemi që ne ngrejmë sot janë transporti i fëmijëve edhe rruga. Skandal jemi si në mesjetë", thanë banorët.

Thonë se ata kanë kërkuar vazhdimisht një mjet transporti për femijët, por situata duket se nuk ka ndryshuar.

"Nuk ke ku ta kalosh atje fëmijën. Kërkesa është në vesh të shurdhër. Të shtrohet rruga dhe të sjellin një mjet për fëmijët", thanë banorët. 

Banorët kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë dhe apelojnë për ndihmë nga institucionet kompetente.