Banorët e Blinishtit në protestë, nuk kanë marrë dëmshpërblimet e banesave të shembura
Këto pamje tregojnë rrëshqitjet e dherave në mars të vitit 2018 që e bënë të pabanueshëm një pjesë të fshatit Blinisht në Mirditë.
Rreth 5 vjet më pas banorët e prekur thonë se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet.
"Në 2018 janë shemb banesat si rezultat i hapjes së rrugës së Kombit. Duam dëmshpërblim, Ne nuk na kanë dhënë certifikatën. Nuk janë regjistuara shpiat se janë të shembura", tha një banor.
Ndaj ata kanë dalë në protestë para kryeministrisë, ku theksuan se disa po hasin problematika për shkak të mosregjistrimit të banesave.
"Nuk na japin certifikatata, 4 shtepi gjysëm te regjistruara, 3 te paregjistruara fare", tha një tjetër banorë.
Rrëshqitja e tokës në Blinisht nisi gjatë ndërtimit të Rruges së Kombit në vitin 2008, ndërsa dëmtoi rreth 25 banesa.
