Sherr në Vlorë, plagoset turisti, dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2023, 20:48
Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Mësohet se nga sherri ka mbetur i lënduar një turist, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihet shkaku i sherrit, por mësohet se dy personat janë zënë në bulevardin e qytetit.
Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkakun e sherrit.
