Premtimi i pambajtur për Diasporën, Hallulli: Të na jepet mundësia të votojmë nga vendet ku jetojmë
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 6 Shtator 2023, 13:19
Luan Hallulli, kreu i shoqatës italo shqiptare "Abruzzo" ishte i ftuar përmes një lidhje "Skype" në studion e Ora News ku kërkoi që emigrantëve ti jepet mundësi që të votojnë. Halluli bëri thirrje që në 2025 të mos ketë më mangësira për votimet.
"Si popull shqiptar duhet me marrë nënshtëtësi kosovare për të votuar. Kreu i KQZ shkel ligjin që nuk na jep të drejtë ne që jetojmë në emigracion që të votojmë. I bëj thirrje që në 2025 të mos jenë më këto mangësira.
Jemi njerëz me tradita të mira. I bëjm thirrje që të na japin mundësinë të votojmë nga vendet ku jetojmë. Ndihemi të përjashtuar që prej 30 viteve. Zoti Celibashi e ka shkelur kushtetutën e Shqipërisë", tha ndër të tjera Halluli.
