Rama: Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive
Efektivët shqiptarë kanë përfunduar misionin e tyre në Greqi, ku shkuan në ndihmë të shteti fqinj për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. lajmin e ka konfimuar vetë kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në "Facebook", Rama njoftoi përfundimin me sukses të misionit të efektivëve shqiptarë në Greqinë e goditur nga zjarret masive.
Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:
Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive.
Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë.