Nikolla takohet me të ngarkuarin me punë të përkohshëm të Ambasadës së SHBA, David Wisner

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me të ngarkuarin me punë të përkohshëm të Ambasadës së SHBA, David Wisner

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot të ngarkuarin me punë të përkohshëm të Ambasadës së SHBA, David Wisner, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se SHBA janë partner strategjik dhe mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kryetarja Lindita Nikolla dhe i Ngarkuari me Punë David Wisner biseduan për prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe bashkëpunimin për kondsolidimin e demokracisë, thellimin e avancimin e reformave dhe ishin të një mendimi se qeverisja e përmirësuar dhe avancimi i reformës në drejtësi janë  thelbësore për integrimin dhe kontributin e Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike.