Pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij nga Dumani, arrestohet në Rinas Alban Bengasi

Është arrestuar në Rinas nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” Alban Bengasi, avokati që porositi vrasjen e gruas së tij nga Nuredin Dumani.

“Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni. Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

Ishte Blerta Ryçi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi e cila pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj.

Sipas prokurorisë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij nga Dumani,
Blerta Ryçi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi