AMP jep bilancet e muajit gusht: 4 të arrestuar, 26 referime në prokurori

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar rezultatet e punës së muajit gusht, ku në total u arrestuan 4 shtetas, 2 punonjës policie, 2 punonjës i gardës dhe 1 shtetas i arrestuar në flagrancë.

Sipas buletinit mujor të publikuar nga AMP, gjatë muajit gusht në total u regjistruan 26 referime në prokuri.

“Nga të cilat 27 punonjës të Policisë së Shtetit, 2 punonjës të Gardës së Republikës dhe 5 shtetas, si të dyshuar për vepra të tjera penale”, njofton AMP.

“Në total gjatë muajit gusht u arrestuan 4 shtetas, prej të cilëve 2 punonjës policie, 1 punonjës i gardës dhe 1 i arrestuar në flagrancë”, vijon njoftimi.

Më tej AMP bënë të ditur se nga arrestimet dhe veprimet hetimore, nga prokuroria dhe gjykata janë vendosur masë “Arrest me burg” për 6 shtetas gjatë muajit gusht, nga të cilët, 3 punonjës të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, 2 shtetas dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim”, vijon njoftimi.

Në buletinin e saj mujori, AMP bënë të ditur se gjatë muajit gusht ka kryer 4 inspektime.

“1 të planifikuar dhe 3 të paplanifikuara, që janë iniciuar nga ankesat e qytetarëve dhe të cilat i janë nënshtruar hetimit administrativ. Komisioni disiplinor për muajin gusht në total ka ndërmarrë 2 praktika disiplinore duke vendosur , në 1 rast, për 1 punonjës të Policisë, mos fillimin e hetimit për “Shkelje të rëndë” dhe rekomandim për fillimin e hetimit disiplinor për “Shkelje të lehtë. Në 1 rast, për 6 punonjës policie, Komisioni Disiplinor vendosi pezullim të hetimit deri në përfundim të hetimit penal”, vijon njoftimi.

“Gjatë muajit gusht u administruan 488 telefonata. 190 ishin brenda objektit të veprimtarisë së AMP. 138 telefonata jashtë objektit të veprimtarisë së AMP dhe 160 telefonata i është dhënë informacion sipas rastit”, bën të ditur AMP.

“Po ashtu, gjatë muajit gusht u administruan 139 ankesa. Në 16 raste ankesat e qytetarëve u vlerësuan të drejta. Në 88 raste ankesat e qytetarëve të pabazuara dhe 35 raste ankesat e qytetarëve nuk u provuan”, përfundon buletini i publikuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

AMP jep bilancet e muajit gusht: 4 të arrestuar, 26 referime në