Akuzohet për pedofili, kapet 24-vjeçari në Tiranë

Është arrestuar 24-vjeçari me inicialet R.H banues në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen sikurse dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin- R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.