Dëmtime tek polakët para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Polonisë ndryshon listën e të grumbulluarve

Polonia disa ditë para ndeshjes së 10 Shtatorit me Shqipërinë në Tiranë po has probleme me problemet fizike të lojtarëve. 

Pas shqetësimeve fizike të portierit Schezny janë shtuar edhe dëmtimet e portierit tjetër Skorupsi dhe mesfushorit Zalewski. Për t’i zëvendësuar, trajneri Santos ka grumbulluar Grabarën dhe Bulkan.

Kombëtarja e Shqipërisë luan me 7 shtator ndaj Çekisë në transfertë dhe me 10 shtator në Tiranë kundër Polonisë.