20-vjeçarja britanike denoncon përdhunimin në grup gjatë pushimeve në Qipro, arrestohen tre izraelitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2023, 14:33
Një vajzë dyshohet se është përdhunuar në grup gjatë pushimeve të saj në Qipro.
Për ngjarjen, janë vënë në pranga pesë persona nga Izraeli.
20-vjeçarja britanike denoncoi në polici abuzimin, që thotë se u bë të dielën pasdite në hotelin ku po qëndronte në Ayia Napa.
Tre të dyshuarit janë të moshave 19-20 vjeç. Ata janë paraqitur para gjykatës në qytetin e Famagustës sot në mëngjes.
“The Sun” raporton se u vendos që të dyshuarit të mbahen në paraburgim, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
