Stuhia “Dana” përfshin Spanjën, viktima dhe të zhdukur nga përmbytjet
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë raportuar të zhdukur pas përmbytjeve masive në Spanjë si pasojë e stuhisë Dana që përfshiu vendin.
Viktima në Toledo ka qenë në makinën e tij kur ajo është fundosur nga uji ndërsa dy të tjerët në Madrid nuk janë gjetur më pasi atomjeti me të cilin udhëtonin ra në lumë.
Reshjet e dendura që kanë nisur në fundjavë në Spanjë kanë shënuar rekordin e tretë më të lartë, me kulmin e tyre gjatë orëve të vona të së dielës.
Këtë të hënë intensiteti i tyre ka rënë megjithatë disa zona në Madridt, Toledo dhe Cadiz mbeten ende në alarm, kanë njoftuar autoritetet.
Qarkullimi i trenave të distancave të gjata janë ndërprerë, rrugët janë bllokuar nga vërshimet e ujit ndërsa një pjesë e banorëve në zonat bregdetare më të prekura janë evakkuar.
Spanja ka anuluar aktivitet sportive deri në një njoftim të dytë teksa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin qarkullimin në disa pjesë të vendit, dhe qëndrimin në parqe ku rrezikohen nga rrëzimi i pemëve.
Stuhia Dana ka shkaktuar rrëshqitje të dherave dhe baltës në rrugë duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve.
Reshjet e dendura të kësaj fundjave pasojnë një verë të nxehtë përvëluese në Spanjë dhe në pjesën më të madhe të Evropës
