U dëmtua gjatë stërvitjes, kancelari Scholz shfaqet me sy të maskuar si pirat: Mirëpres të gjitha memet

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shfaqur me sy të fashuar, dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes. 

Ndonëse gjendja nuk duket fare e mirë, kancelari i cili e ka postuar foton në “X” ka bërë dhe pak humor me pamjen e tij, duke i ftuar dhe ndjekësit për meme.

“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket me keq se sa është në të vërtetë!”, shkruan Scholz.