Qeveria italiane: Synojmë të investojmë më shumë në Kinë
"Parlamenti italian do të rivlerësoj nëse do të rinovojmë pjesëmarrjen e Italisë në projektin e Rrugës së Mëndafshtë, por sidoqoftë synojmë të rrisim raportin tregtar, eksportin, turizmin e pjesëmarrjen e produkteve italiane në tregun kinezë" janë mesazhet që numri 2 i qeverisë Meloni ka përcjellë gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon aktualisht në Kinë.
Zëvendës Kryeministri e Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka nisur një tur institucional pune ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë kineze.
Takimin e parë e ka zhvilluar pak orë më parë në Pekin me Ministrin kinez të Tregtisë Wang Wentao gjatë të cilit ka deklaruar se janë 1600 sipërmarrje italiane me aktivitet në Kinë e cila është për Italinë partneri i parë tregtar në Azi.
"Synojmë të eksportojmë më shumë në Kinë e të bëjmë akoma më prodhues partneritetin ekonomik mes dy vendeve", ka deklaruar numri 2 i qeverisë Meloni gjatë një konference me gazetarët.
Ai ka theksuar se "vendimet e ardhshme mbi Rrugën e Mëndafshët nuk do të ndikojë në vlerësimin që Italia ka se Kina është një treg i mundësive të mëdha për kompanitë italiane të luksit".
Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2023, shkëmbimi tregtar mes Italisë e Kinës ka arritur vlerën e 35 miliardë euro e synimi i kësaj vizite është të riekulibroi raportin mes dy vendeve pas vendimit për të rishikuar paktin e Rrugës së Mëndafshët.
"Parlamenti, u shpreh ai do të bëjë një vlerësim mbi rinovimin o jo të pjesëmarrjes së Italisë në këtë projekt, por sidoqoftë vendimi ne dëshirojmë të forcojmë paktin e përbashkët të bashkëpunimit ekonomik, industrial e tregtar e që mallrat italiane të luksit të kenë më shumë hapësirë në tregun kinez."
Ministri i Jashtëm Italian ka shprehur rëndësinë e Diplomacisë Kulturore. "Pasuria historike e artistike duhet të shërbejë për të favorizuar e rritur ndërshkëmbimin turistik mes dy vendeve", tha ai.
