E thonë ekspertët e teknologjisë/ Ja si mund ta karikoni telefonin tuaj 4 herë më shpejtë

Karikimi nga 0% deri ne 100% i një telefoni mund t'iu marrë 4 orë nga dita juaj.

Duke marrë parasysh faktin se shumë prej nesh tashmë punojnë me anë të telefonit dhe se sa shumë të varur jemi ndaj saj, këto katër orë mund të duken të pafundme.

Ekspertët e teknologjisë, kanë zbuluar një metodë që karikon telefonin tuaj më shpejt dhe mund të karikohet deri në 90% brenda një kohë të shkurtër.

Duke e vendosur atë në “Airplane Mode”, e cila mundëson ndalimin e çdo aplikacioni që harxhon baterinë dhe si pasojë telefoni do të karikohet më shpejt.