Protesta të dhunshme në Suedi kundër djegies së Kuranit

Trazira të dhunshme janë regjistruar gjatë mesnatës së të dielës, në qytetin Rosengard në Suedi të cilat policia lokale i konsideron si shenjë e reagimit kundër djegies së Kuranit më herët.

Demostruesit i vunë flakën disa automjeteve dhe kanë hedhur gurë në drejtim të policisë.

Në orën 22:00, policia u njoftua për një zjarr në një vendgrumbullim plehrash por për rreth një orë situata u paraqit e qetë. Pas mesnatës u ndezën zjarre në vende të ndryshme të qytetit dhe goditjet me gurë e sende të forta ndaj automjeteve e ndërtesave nisën sërish.

Autoritetet njoftuan se një garazh nëntokësor u përfshi nga flakët. Trazirat morën fund në orët e para të mëngjesit të së hënës.

‘Nuk ka ende një përllogaritje të dëmeve, por s'kemi raportime për të lënduar fatmirësisht’, u shpreh zëdhënësja e policisë. ‘'rreth 100 persona kanë qenë në rrugë gjatë natës, një pjesë spektator, dhjetra të tjerë dhunues’' shtoi ajo.

Ndërsa kanë nisur hetimet, dyshimet e para kanë lidhje me djegien e kuranit, ku policia suedeze arrestoi 3 persona.

Ngjarja ndodhi të dielën herët gjatë një proteste me rreth 200 pjesëmarrës në Malmo.

Një 37 vjeçar i vuri flakën Kuranit, ndërsa situata u ashpërsua pasi dy burra të tjerë tentuan ta dhunonin por efektivët e policisë ndërhynë menjëherë.

Disa demostrues janë parë duke qëndruar me pankarta që protestojnë kundër djegies së Kuranit., kanë cituar mediat zyrtarët locale