Kurs finance dhe edukim rrugor/ Viti i ri shkollor me rregulla të reja të qeverisë Meloni

Nis këtë javë në Itali viti i ri shkollor 2023-2024 me një sërë risish që synojnë të përgatisin qytetarë të vetëdijshëm e pjesëmarrës në jetën e vendit.

Edukimi qytetar, kultura e sjelljes, mosbraktisja e shkollës, kurs finance, kurs edukimi rrugor, mësues tutorë e orientues për mosbraktisjen e shkollës janë disa normativat e reja që Qeveria Meloni ka kërkuar të aplikojë në këtë sezon të rij në sistemin shkollor italianë.

Mbi 7 milionë nxënës e 1.3 milionë mësues e punonjës të administratës shkollore, rikthehen në shkolla sipas një kalendari të përcaktuar nga Ministria e Arsimit e që ndryshon nga një rajon në tjetrin.

Gati një viti nga qeverisja e Giorgia Melonit e cila mori drejtimin e vendit pas zgjedhjeve të 25 shtatorit 2022, ky vit i ri shkollor do të nis me rregulla të reja për nxënësit me objektivin për t'i dhënë më shumë vlerë sistemin shkollor, mësimdhënies e kulturës së përgatitjes së qytetarëve të rinj.

Në këtë vit shkollor nota në sjellje do të ketë influencë më të rëndësishme në rrugëtimin shkollor të nxënësit. 

Në shkollat e mesme me notën 6 në sjellje, nxënësi nuk do të kalojë vitin e do të shkoj në provim vjeshte në lëndën e Edukimit Qytetarë.

Në rast se nxënësi pezullohet dy ditë nga shkolla për sjellje, do të marrë pjesë në aktivitete të detyrueshme shkollore reflektuese mbi tema ndaj të cilave ai është pezulluar e në ato raste kur nxënësi pezullohet mbi 2 ditë do të dërgohet pranë strukturave që bashkëpunojnë me sistemin shkollor për të kryer aktivitete solidariteti qytetarë.

Ndërsa në shkollat e ciklit 9-vjecar, është vendosur nota e vlerësimit të sjelljes e cila do të ketë ndikim në vlerësimin e përgjithshëm të nxënësit e do të kushtëzojë kreditet për provimet në fund të mbarimit të këtij cikli.

Një vëmendje të veçantë Ministria Italiane e Arsimit i ka kushtuar këtë sezon shkollor, Jugut të Italisë. Me një projekt pilot që quhet Axhenda e Jugut, do të punohet tek rreth 2000 institute shkollor te Jugut për t'i shndërruar në qendra arsimore garzione të zhvillimit të territorit. Si dhe do të ketë një përkushtim më të madhe ndaj fenomenit të braktisjes së shkollës e ndaj nxënësve të brishtë.

Në të gjitha shkollat italiane do të futen sivjet figura të reja edukuese.

Janë 50 mijë mësues tutorë e mësues orientuese që do të ndihmojnë rreth 70 mijë klasa të ciklit 8-vjecar për të reduktuar braktisjen e shkollës e ndihmuar nxënësit në vështirësi duke identifikuar tek ata talentet.

Mësuesi tutor do të ndihmojë në gjetjen e një rrugëtimi shkollor të përshtatshëm për nxënësit në vështirësi e Mësuesi orientues do të përcaktojë bashkë me nxënësit zgjedhjet më të përshtatshme shkollore në linjë me aspiratat e talentet e tyre.

Dy të reja të rëndësishme që do të aplikohen këtë vit të ri shkollor janë ; Kursi për Edukimin Rrugor me objektivin e vetëdijes për të qenë të kujdesshëm e zbatues të rregullave të sigurisë e Kursi i Edukimit Financiarë që synon të edukojë qytetarë të rinj të aftë të kuptojnë e të marrin pjesë në jetën ekonomike të vendit e të kenë bazat e konceptit të financës, kursimit e investimeve.