VIDEO/ Humb golin kundër Los Angeles FC, ja cili ishte reagimi i Selena Gomezit për Messin

Ndeshja Los Angeles FC kundër Inter Miami të dielën mbrëma në stadiumin BMO ishte e mbushur plot me njerëz të famshëm, ku disa prej tyre ishin: Prince Harry, Selena Gomez Tayga etj.

Ylli i popit, Selena Gomez mesa duket është një ndjekëse e Messit e cila e pa ikonën e futbollit duke luajtur në ndeshjen e Inter Miamit kundër LAFC.

Ajo nuk mundi t’i përmbante emocionet e saj kur Messi për pak sa nuk shënoi nga brenda zonës.

Reagimi i saj në këtë moment është kapur nga kamera dhe është bërë virale në media.