Premier League, spektakël në supersfidën e Londrës, triumfon Arsenal (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2023, 19:36
Arsenal firon 3-1 me gol të Declan Rice dhe Jesus në minutat shtesë ndaj Manchester në duelin më të fortë të javës së 4 në Premier League.
Nënkampionët pritën ekipin e Ten Hag dhe u mendia se fati i kësaj sfide u vendos nga goli i ku Rashford që zhbllokoi ndeshjen pas një asisti të Eriksen. Odegaard menjëherë më pas arriti ta ndalte ne rrjetë topin e dhuruar nga Martinelli.
Përballje me shumë emocione edhe në pjesën e dytë por vetëm blerja më e shtrenjtë e Arsenalit, Declan Rice arriti të shënonte në fund ku shënoi edhe Jesus.
Në këtë mënyrë, Arsenal nuk ndalet sërish në Premier ndërsa Manchester humbet kontaktet me kreun ku nuk zhgënjeu Liverpool që shkatërroi 3-0 Aston Villa duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve po aq sa Tottenham.
