"Horror" në Moto GP, kampioni i botës rrezikon vdekjen. Ja momenti (VIDEO)
Gara për Çmimin e Madh të Spanjës në katalonjë u kthye në një mankth për kampionin e botës, Francesco Bagnaia. Në kthesat e para, kryesuesi i kampionatit dhe njeriu që po kryesonte garën, u rrëzua dhe mbi këmbët e tij kaloi motorri i Brad Binder. Momente paniku në pistë.
Gara u ndërpre menjëherë për t’i ardhur në ndihmë kampionit 26-vjeçar dhe pas disa minutave në pistë, mjekët e transportuan italianin në spital për të marrë ndihmë më të specializuar.

Merita më e madhe shkon për Binder i cili bëri maksimimun për të evituar shtypjen e kampionit të botës duke u shkelur me gomat e motorit të tij vetëm këmbët por jo trupin. Në këtë mënyrë, amerikani evitoi një tragjedi të mundshme.
#Motogp #CatalanGP
— Gianni leone (@Gianni33007) September 3, 2023
Disastro, #Bagnaia non ci voleva proprio ???????? pic.twitter.com/x6tvBfp1oZ
Incidentit në fjalë ndodhi vetëm pak sekonda pasi në kthesën e parë u rrëzuan 5 pilotët, Alex Marquez, Enea Bastianini, Johann Zarco, Fabio Di Giannantonio dhe Marco Bezzecchi për shkak të një gabimi nga ana e italianit Bastianini. Asnjë prej të rrëzuarve nuk shfaqi probleme.

