Dy asiste në Hollywood, Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS

Dy asiste në Hollywood, Messi vazhdon të shkëlqejë në
Inter Miami vazhdon të korrë sukses pas suksesi në Major League Soccer. Në transfertën e Los Angeles FC, argjentinasi dhuroi sdy asiste, ndërsa skuadra e tij triumfoi 3-1.

Facundo Farías, Jordi Alba dhe Leonardo Campana shënuan në stadiumin kalifornian ku çmimi i një bilete shkonte mesatarisht 700 dollarë, ndërsa kjo ishte ndeshja e fundit për këto dy javë për Lionel Messin i cili do të bashkohet me Argjentinën për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës.

Numri 10 e nisi ndeshjen nga pankina ndërsa në stadiumin e Los Angeles ishin të pranishëm edhe shumë personazhe të njohur për të ndjekur nga afër njeriun që ka fituar 7 Topa të Artë. Në 11 ndeshje me fanellën e Inter Miami, Messi regjistron 11 gola dhe 8 asiste ndërsa skuadra nga Florida nuk ka regjistruar asnjë humbje.